Osmani: Shqiptarët u afruan afër Kuvendit për t’i shpëtuar deputetët (Video)

09.05.2017 20:26:35

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në emisionin “Fol Tash” që emitohet në Televizionin Koha, foli për të “ejnten e zezë” të 27 Prillit.

Në pyetjen e moderatorit se ku ishte Ali Ahmeti më 27 prill ai deklaroi që ka pas një marveshje ndërmjet partnerëve të ri të koalicionit të shumicës së re parlamentare ishte një kalkulim i sigurisë për gjith situatën,

“E kemi patur të vështir nga Ahmeti të mos jetë aty për arsye të qarta edhe vet nga LSDM dhe partitë tjera që formojnë shumicën është kërkuar nga Ahmeti të mos jetë aty që mos të ndodhë më e keqja. Janë analizuar skenaret e munëshme se si do të kishte ndodhur në qoft se do të ishte Ali Ahmeti, pranj edhe Zaev ka kërkuar që Ahmeti nuk duheshte të jetë në atë seancë. Shqiptarët janë afruar afër kuvendit, ka qenë thirja ime publike nëpër media se shërbimin ma të madh që mund ti bëjnë shqiptarët deputetëve tanë që të mos reagojnë për shkak se ndoshta edhe qëllimi ka qenë që dhuna të kalonte në konflikt ndëretnik dhe ather do të kisha përmasa të mëdha dhe sot nuk do të flisnim se a është Z.Talat Xhaferi në Bruksel apo a ka dorzuar letër te Ivanovi, por do flisnim për situata tjera konfliktuoze”, deklaroi Osmani.