Pa Sokol Olldashin kaluan 6 vite, publikohet videoja e rrallë e ish-deputetit

20.11.2019 12:02:31

6 vite më parë humbi jetën në një aksident tragjik, një prej figurave kryesore të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

Ish-deputeti vdiq më 20 nëntor të vitit 2013, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Në këtë përvjetor, miku i tij Çim Rexha ka publikuar një video të rrallë në rrjetet sociale, ku Olldashi shfaqet duke luajtur kitarë.

Në videon e filmuar disa vite më parë, shfaqet në 30 sekonda ish-deputeti i ndjerë demokrat, teksa shpalos talentin edhe në muzikë.