Behgjet Pacolli takon presidentin e Guinea Bissau, thotë se ai pranoi ftesën...

Behgjet Pacolli takon presidentin e Guinea Bissau, thotë se ai pranoi ftesën për ta vizituar Kosovën

03.04.2019 10:24:22

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Guinea Bissau, Jose Mario Vaz.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit të të dyja shteteve.

“Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Në takimin bilateral që zhvillova me presidentin e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, folëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Presidentit Vaz i shpreha falënderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avancimit të shtetit tonë. Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vendos dhe thellojë marrëdhëniet diplomatike me çdo vend të botës andaj jam shumë i lumtur që ne këtë drejtim jemi në rrugë të drejtë. Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovën.