Pak orë para zgjedhjeve në Francë, ja kush prin në sondazhe

06.05.2017 21:32:43
Gara presidenciale në Francë ka hyrë në orët finale derisa Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen u kanë premtuar fitore përkrahësve.

Dy kandidatët do të ballafaqohen në rundin e dytë të zgjedhjeve më 7 maj.

Sondazhet e fundit thonë se Macron do të jetë President i Francës pasi prin në sondazhe.

Sipas sondazhit të fundit të Elabe, ai do të merrte 65 për qind të votave kundër Le Pen.