Pakistan, Imran Khan konfirmohet si kryeministër

18.08.2018 09:57:38

Deputetët pakistanezë kanë votuar për të zgjedhur ish-yllin e kriketit, Imran Khan si kryeministër i ardhshëm i vendit.

Khan fitoi 176 vota, që përbënin shumicën nga 342 vendet në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Pakistanit.

Kryeministri i ri, Imran Khan, pritet të marrë detyrën pas një ceremonie betimi të planifikuar që do të mbahet më 18 gusht.  Sfiduesi më i afërt i Imran Khanit ishte Shahbaz Sharif, nga Lidhja Myslimane e Pakistanit, si dhe ish-kryeministri Nawaz Sharif.