Pamjet që po alarmojnë SHBA-të: Duhet të jemi gati për goditje direkte nga uragani Matthew (Video)

06.10.2016 16:37:13

Uragani Matthew tanimë është duke goditur arkipelagun e Bahamas. Dhe ndalesa e tij e ardhshme mund të jetë në Shtetet e Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja.

Po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, këto janë gjërat që duhet të dihen në lidhje me stuhinë e fuqishme që parashikuesit thonë se po fiton forcë.

Bëhet e ditur se deri më tani, stuhia ka vrarë tashmë të paktën 28 njerëz në disa vende të Karaibeve.

Veç kësaj thuhet se autoritetet kanë kërkuar nga më shumë se 2 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në Floridan bregdetare, Georgjia-n dhe Karolinën e Jugut, pasi stuhia po afrohej.

Këto evakuime po vlerësohen si më të mëdhatë në Shtetet e Bashkuara që kur uragani Sandy goditi Bregdetin Lindor në vitin 2012.

E në bazë të parashikimeve të fundit, uragani Matthew mund të bëjë “zbarkim” në Florida të premten si një uragan i kategorisë së katërt – dhe nuk do të ndalet me kaq.