Para dhe pas luftës në Aleppo: Shikoni çfarë i ka bërë lufta qytetit më të madh sirian (Foto)

16.12.2016 19:01:37

Betejave të ashpra për qytetin sirian Aleppo duket se po u vjen fundi, pas më shumë se katër vite e gjysmë luftë të përgjakshme, ku forcat e Assad-it nuk kursyen, fëmijët, gratë dhe pleqtë.

Marrëveshja e arritur së fundmi për armëpushim, u ka mundësuar qytetarëve të bllokuar brenda zonave të luftës të largohen dhe të udhëtojnë në provincën Idlib, derisa forcat pro-qeveritare vazhdojnë të luftojnë ashpër kundër rebelëve, transmeton Telegrafi.

Por që nga fillimi i kësaj luftë në vitin 2012, mbi 30 mijë persona kanë humbur jetën në luftimet e ashpra, që kryesisht ishin civilë, fëmijë dhe gra, derisa 20 mijë tjerë janë zhvendosur nga qyteti më i madh sirian.

Dikur destinacioni i preferuar i turistëve i njohur për objektet spektakulare, Aleppo sot është shndërruar në një qytet fantazmë i mbushur me rrënoja.

Shumica e objekteve kulturore janë shkatërruar duke përfshirë Xhaminë e Madhe, e cila ishte ndërtuar në shekullin e 8-të, derisa kështjella e Aleppos, konsiderohet të jetë njëra nga kështjellat më të mëdha dhe më të vjetra në botë.