Parashikimi i magjistarit të Meksikës: Trump do t’i mbijetojë tre atentateve

06.01.2017 17:20:59

I vetëshpalluri magjistari i madh i Meksikës ka prezantuar në një konferencë për shtyp parashikimet e tij për vitin 2017, mbi çështje që variojnë nga sulmet e Shtetit Islamik, Donald Trump dhe Hoakin Guzman, mbreti i drogës i njohur ndryshe edhe si El Chapo.

Antonio Vazquez tha se do të ketë rritje të numrit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai madje ka parashikuar edhe shëndetin e presidentit të zgjedhur Trump, duke u shprehur se gjendja e tij shëndetësore nuk do të jetë e mirë në muajin prill.

Numri më i madh i sulmeve terroriste gjatë këtij viti do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me siguri tashmë ka filluar e do të përshkallëzohen. Sakaq, aty nga muaji prill shëndeti i Trump do të përkeqësohet, u shpreh ai.

Vazquez gjithashtu parashikoi tre atentate ndaj presidentit të zgjedhur, por të pasuksesshme.

“Unë nuk mendoj se ai do të vritet këtë vit, por do të ketë dy ose tre përpjekje” u shpreh ai.

Në fund, magjistari i madh i Meksikës parashikoi edhe fatin e El Chapos. Sipas tij lordi i drogës do të vdesë në burg, transmeton oranews.

Vazquez gjithashtu ka paralajmëruar se parashikimet e tij nuk janë përfundimtare, teksa eksperienca e tij si parashikues ka një histori të gjatë. Parashikimet e para të tij janë transmetuar ne media qe prej 1960.