Pas disa orëve zbret nga kulla e oxhakut punëtoi i rafinerisë, i premtohen pagat

23.01.2017 12:53:57

Punonjësi 59 vjeçar që po protestonte në rafinerinë e naftës në Fier duke rrezikuar jetën e tij, pas disa orësh qëndrimi në kullës e oxhakut ai ka komunikuar me administratorin e kompanisë, i cili mesa e ka qetësuar.

Sipas burimeve mendohet se kompania e rafinerisë së naftës në Fier i ka premtuar atij pagat e prapambetura si dhe rikthimin në punë.

Ai ka zbritur disa metra për ti kërkuar administratorit që edhe punonjësve të tjerë ti bëhen pagesat e muajve të kaluar.

Negociatat mes tij dhe drejtuesve të firmës kanë qenë të frytshme, pasi ai ka zbritur nga kulla e oxhakut dhe është dërguar në spitalin e fierit për kontroll.

Në momentin e zbritjes ai është duartrokitur nga kolegët e tjera, të cilën në këto momente po vazhdojnë protestën.