Pas incidentit, rihapet aeroporti i Dubait

03.08.2016 19:35:18
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubai, i cili ka qëndruar i mbyllur për gjysmën e parë të ditës dhe u mbyll për shkak të një incidenti në pistë është rihapur, ka bërë të ditur shërbimi i aeroportit.
Aeroporti u mbyll pas një incidenti, ndërsa ulej një Boeing 777 në aeroportin kryesor në Dubai, në të cilën asnjë nga të 300 udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit nuk është plagosur, transmeton lajmi.net.

Problemi ndodhi gjatë zbritjes, por të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar në mënyrë të sigurt.