Pas përleshjes me të dashurën, bie nga dritarja dhe vdes – publikohen pamjet e tmerrshme! (Video,+18)

02.02.2017 14:08:13

Një njeri i varur në një dritare të banesës së tij bie duke e pësuar me fatalitet, ngjarje kjo që sipas disa mediave të huaja, thuhet të ketë ndodhur pas mosmarrëveshjeve me të dashurën e tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon bashkë-pronarin e një klubi nate “Soho room” në Moskë, Sergey Tkachenko, duke u kapur tek dritarja e banesës së tij në kryeqytetin rus.

Ai fillimisht duket duke “u mbajtur” edhe me njërën këmbë tek dritarja, poshtë. Por më pas, siç edhe mund të shihet, ai nuk mund të mbahej më dhe bie poshtë.

E dashura e tij, Maria R., kishte thirrur menjëherë një ambulancë, por ai veçse kishte vdekur, kur ata kishin mbërritur.

Disa që kanë parë ngjarjen nuk besojnë se një gjë e tillë të ketë ndodhur shkaku i përleshjes me të dashurën. Madje thuhet se lidhja e tyre ka qenë e fortë dhe se ata planifikonin të martoheshin këtë vit.

Më tej thuhet se policia po heton shkakun e vërtetë të “vetëvrasjes” së tij.