Përfundon mbledhja e PDK-së, Enver Hoxhaj konfirmon pjesëmarrjen në seancë

24.08.2017 10:12:09
Partia Demokratike e Kosovës, mëngjesin e së enjtes ka mbajtur një takim me ç’rast është marrë vendimi për të marrë pjesë në seancën konstituive.

Hoxhaj ka thënë që ky ishte një takim konsultativ brenda subjektit politik dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë.

Sa i përket zhvillimeve të tjera ka thënë që do të mbetet të shihet gjatë seancës.