Përkujtohet 18-vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës

13.03.2017 10:31:33

Sot përkujtohet 18 vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës, ku ushtria dhe policia serbe gjuajti tri granata me ç’rast gjetën vdekjen gjashtë persona, si dhe u plagosën rëndë e lehtë mbi 128 shqiptarë, pjesa dërrmuese e të cilëve mbetën invalid.

Përkujtimi i kësaj masakre do të bëhet në orën 14:20, në vendin ku ishte tregu i gjelbër në Mitrovicë, ku gjetën vdekjen një grua rome me një fëmijë.

Sipas organizatorëve të këtij përkujtimi, disa prej invalidëve më vonë vdiqën nëpër spitale të ndryshme, jo në Kosovë por jashtë Kosove.

“Shumë prej atyre që mbetën invalid, kanë mbetur pa dy këmbët siç është Behxhet Salih Haziri, 30 vjeç. Aktualisht jeton në Suedi. Këtij iu plagosen edhe vëllai, Xhaferi dhe babai, Salihu banorë të lagjes ‘Ura e Gjakut’ në Mitrovicë, pa një këmbë, me një këmbë të çalë, pa gishtërinj të këmbëve, pa gishtërinj të duarve, me nga një dorë të paaftë për punë, me njërin sy të verbër, me veshë të shurdhër etj. Po ashtu edhe me të dyja këmbët e këputura, Rrahim (Zukë) Peci (63), i cili pas disa ditësh vdiq në një spital në Beograd. Po ashtu, në spitalin e Beogradit pati vdekur pas disa ditësh edhe Ragip (Rifat) Bajrami (50) nga fshati Koshovë e Bobit, banor i përhershëm i fshatit Fushë-Ibër (Zhabar). Pati edhe shumë tjerë të plagosur rëndë e lehtë emrat e të cilëve nuk kemi mundësi tua cekim kësaj radhe pasi janë të shumtë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.