Pesë të vdekur dhe 128 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

28.09.2020 17:50:53

Pesë pacientë me COVID-19 në Mal të Zi kanë vdekur në 24 orët e fundit, derisa janë regjistruar 128 raste të reja pozitive, ka bërë të ditur Instituti për Shëndetësi Publike i këtij vendi.

Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 163 si pasojë e COVID-19, kurse i të prekurve në 10.441.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 264 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3.558.

Autoritetet në Mal të Zi kanë paralajmëruar ashpërsimin e masave mbrojtëse ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së shkallës së infektimit.