Plagosen 15 palestinezë në përleshjet në xhaminë Aksa

14.08.2016 23:21:36

Pas sulmeve të ushtrisë izraelite ndaj xhamisë Aksa, njoftohet se janë plagosur të paktën 15 palestinezë.

Sipas kanalit televiziv Filistine Aljum, Gjysmëhëna e kuqe palestineze ka njoftuar se nga sulmet e 400 izraelitëve të mbështetur nga një numër i madh i forcave të ushtrisë, janë lënduar disa palestinezë.

Gjysmëhëna e kuqe palestineze ka thënë se janë plagosur 15 qytetarë palestinezë dhe janë dëmtuar disa pjesë të xhamisë Aksa.