Plagoset me thikë shqiptari në Greqi, u sulmua nga disa persona

08.05.2020 19:30:36

Një i ri shqiptar është plagosur me thikë në Janinë. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes disa personave, për rrethana ende të paqarta.

Sipas mediave greke, shqiptari në momentin e konflikit ishte së bashku me një mik.

Ai ka thënë se nuk i njeh autorët e sulmit. Autoritetet greke kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.