Plaku shpëton djaloshin nga huliganët (Foto,Video)

11.08.2016 23:58:48

Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë momentin, kur një pensionist arrin t’ia rrëmben thikën një grupi gangsterësh të cilët po rrihnin brutalisht një djalosh të pambrojtur.

Në video mund të shihet se si një djalosh rrethohet nga një grup gangsterësh, derisa po ecte në një stacion metroje në Rusi.

Për një moment njëri prej këtyre gangsterëve kapë për fyti djaloshin të cilin më pas e përplas për muri, derisa të tjerët krijojnë një rreth thuajse janë duke shikuar ndonjë ndeshje boksi.

2

Por në ato momente kritike, shfaqet një burrë me flokë të thinjura i cili brenda pak sekondave neutralizon grupin e gangsterëve, të cilët kishin dashur të demonstrojnë forcën kundër një djali të pambrojtur.

Në video shfaqen momentet, kur ky burrë i moshuar i nokauton një nga një me nga një goditje të vetme, duke i lënë pavetëdije.

Por duke mos u pajtuar me faktin se mbi pesë persona janë rrahur keq nga një burrë i moshuar, gangsterët mbulojnë fytyrën nga turpi që të mos identifikohen nga kalimtarët e rastit.