Pllaka e mermerit i merr jetën minatorit të ‘Sivec’

10.08.2016 13:49:17

Dje rreth orës 10:30 në afërsi të minierës “Sivec” të rrethinës së fshatit Prisad-Rudnik, përderisa P.K. (48) nga Prilepi i punësuar në minierë, priste pllaka mermeri, një pllakë ka ra mbi të dhe e ka shtypur atë.

Punonjësit e kanë ndihmuar, kështu që kanë hequr pllakën e mermerit nga i plagosuri, ku më pas ai u transferua në Spitalin e Prilepit, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në spitalin e Shkupit, ku edhe vdiq. Është inspektuar vendi nga ekipi SPB-Prilep në praninë e inspektorit të punës.