Policia e Londrës në aksion, një grua është ndaluar të largohet nga prona nga një i armatosur me thikë

08.05.2019 20:05:38

Policia Metropolitane ka bërë të ditur se janë ballafaquar me një ngjarje kur një grua është mbajtur pa dëshirën e saj në një nga shtëpitë e Londrës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët nxituan në vendin e ngjarjes në rrugën Daysbrook në Lambeth rreth orës 1.15 të mërkurën pasdite, pas raportimeve se një grua gjendet në rrezik.

Gruaja, e cila besohet të jetë në të 20-at, është ndaluar të largohet nga prona nga një njeri i armatosur me thikë.

Rruga e Ditbrukut aktualisht është e mbyllur dhe oficerët e armatosur janë në vendin e ngjarjes. Askush nuk besohet të jetë i lënduar në këtë pikë.

Embedded video