Policia operacione blic në 12 qarqe, 421 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit

16.12.2016 18:47:33

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion blic të shtrirë në 12 qarqe të vendit për vendosjen e rripit të sigurimit. Në operacionin që nisi në orë 13:00 dhe zgjati deri në orën 14:30 u angazhuan Policia e Qarkullimit Rrugor, Policia e Rendit dhe Shqiponjat.

Në këtë operacion blic u angazhuan rreth 850 punonjës Policie në total. U ngritën dhe funksionuan 160 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Në total në të gjithë vendin u vendosën 762 masa administrative. Nga këto 421 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.  Si dhe për shkelje të tjera u vendosen 341 masa administrative.”

Operacioni i zhvilluar kishte për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.