Policia përdor gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Paris

01.05.2017 16:05:23
Policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit e rrëmujshëm në margjinat e një marshimi për Ditën e Punës në Paris.

Një numër i të rinjëve të maskuar hodhën koktej molotovi mbi forcat e sigurisë të cilat përdorën gazin lotsjellës gjatë marshit më 1 Maj.

Marshi vjetor për të shënuar të drejtat e punëtorëve këtë vit përfshiu edhe thirrjet për ta pamundësuar fitoren e kandidates presidenciale të së djathtës ekstreme Marine Le Pen në balotazhin e të dielës.

Në një video shihet policia duke rrethuar protestuesit duke penguar marshin pasi izoloi shumicën prej tyre nga pjesa tjetër e turmës në afërsi të Place de la Bastille. Megjithkëtë, disa vazhduan të hedhin mjete shpërthyese nëpër rrugë.

Nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar në incidente.