Policja angleze për pak sa nuk e humb vetëdijen derisa Boris Jonhson flet

06.09.2019 11:14:32

Duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç kishte pritur kryeministri britanik Boris Johnson i cili këto ditë është përballur me tri disfata të rënda politike, e më fundit është kur një zyrtare policore për pak sa nuk e humbi vetëdijen derisa ai po mbante fjalimin para policisë metropolitane.

Pjesëtarët e policisë angleze që po qëndronin në këmbë të rreshtuar prapa foltores nga e cila kryeministri britanik i drejtohet qytetarëve, kur në një moment një police filloi të ndihet keq sa që këtë e vërejti edhe vetë Johnson.

Ai fillimisht u kthye pas për ta pyetur nëse është gjithçka në rregull, e duke parë se ajo nuk mund t’i bënte ballë dhimbjeve pasi që u përkul, kryeministri iu drejtua të pranishmëve: “në rregull, është një shenjë se duhet ta përfundojë fjalimin”.

Ky moment nuk i shpëtoi objektivit të kameramanëve, kurse pamjet për pak minuta u shpërndanë në masë të madhe në rrjetet sociale.

During Boris Johnson’s press conference a police officer almost fainted.

I