Politika kthehet në MEME/ Meta si Skënderbeu, në luftë me ushtrinë e Rilindjes

13.02.2020 12:30:23

Ka shumë që bien dakord se politika në Shqipëri është një “meme” e madhe. Përplasjet e vazhdueshme, kërcënimet, mungesa e dialogut, fjalori i ulët në parlament, tallja me ligjin, injorimi i kushtetutës, janë tregues të kësaj situate. Dhe për këtë bien dakord të gjithë politikanët tanë, vetëm se fajin e shohin tek kundërshtari.

Por ndërsa ishim mësuar që faqet e humorit të bënin meme, duke ironizuar politikën, tashmë edhe vetë politika po bën politikë me meme.

Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një foto në facebook, të cilën e quan “meme e ditës”. Në foto shihet presidenca, e cila po sulmohet nga ushtria e Rilindjes.

Pamjet nga fotoja ngjajnë me betejën e rrethimit të Krujës, ku nga një anë qëndron Presidenca, me Kushtetutën dhe flamurin Kuq e Zi, si dhe luftëtarët, që në këtë rast është Rilindja.

Maxhoranca ka deklaruar se do ta shkarkojë presidentin për shkelje të Kushtetutës me dekretin për anulimin e 30 qershorit, ndërsa presidenti insiston se do jetë në detyre deri ne 24 korrik 2022.