Presidenti i Filipineve: 3 në 5 amerikanë janë idiotë

24.12.2016 13:19:27

Rodrigo Duterte ka deklaruar se ” tre në pesë amerikanë, jan idiotë”, shkruan “The Independent”.

Udhëheqësi i njohur ndryshe si “Ndëshkuesi” i bëri komentet në fjalë, pasi liderët ndërkombëtarë dënuan deklaratat  e tij se kur ishte kryetar bashkie “vinte rrotull qytetit dhe vriste njerëz”.

“Problemi me këta njerëz –  tha Duterte  të enjten-  më këta kokëboshë është se 3 në 5  amerikane janë idiotë dhe vetëm dy  e kanë mendjen në rregull” .

SHBA ka kërcënuar se të anulojë një paketë të madhe ndihmash në këtë vend për shkak të shqetësimeve në lidhje me vrasjet  e jashtëligjshme në luftën e liderit kundër drogave,  e cila ka lënë të paktën 6.000 të vdekur.