Presidenti i Francës, Francois Hollande u ka thënë sot ministrave që të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen të pësojë humbje të madhe në balotazhin e 7 majit në zgjedhjet presidenciale.
Hollandë ka kërkuar angazhim maksimal për mbështetje ndaj kandidatit të pavarur të qendrës, Emmanuel Macron. Kreu i shtetit francez, ka kërkuar që ministrat të angazhohen në fushatën e Macronit.
Kjo kërkesë vjen në saje të qëndrimeve goxha ekstrem të Marine Le Pen në veçanti sa i përket qëndrimit të Francës Bashkimin Evropian si dhe emigrantëve.