Priftërinj katolikë: Papa Françesku duhet shpallur heretik

01.05.2019 23:03:12
Një grup prej 19 priftërinjsh katolikë dhe akademikë kërkojnë shpalljen e Papa Françeskut si heretik.

Më i dukshëm i grupit është një prift britanik, Aidan Nichols e Rendit Dominikan, i cili ka shkruar një numër librash dhe është një nga teologët më të respektuar në botën anglisht-folëse. Të tjerët janë më pak të njohur.

“Kjo masë që ne duam të marrin, përbën një përpjekje të fundit për t’iu përgjigjur rritjes së dëmit që vitet e fundit kanë shkaktuar fjalët dhe veprimet e Papa Françeskut, të cilat kanë çuar në një nga krizat më të këqija në historinë e Kishës Katolike”, thuhet në një letër të hapur të priftërinjve.

Në letër ata kritikojnë Papa Francis për gjoja lehtësimin e qëndrimit të Kishës në një seri çështjesh.

Sipas pikëpamjes së tyre, ai nuk ka folur mjaftueshëm kundër abortit dhe është treguar shumë i butë ndaj homoseksualëve, por edhe kundër protestantëve dhe muslimanëve.

Letra u botua në portalin “Life Site News”, që përdoret shpesh për të kritikuar Papën.