Problemet shëndetëdore të Clinton

16.09.2016 10:37:19

Hillary Clinton ishte përballur me sëmundjen e sinuseve sa që ishte detyruar të bënte një operacion dhe të kishte një skanim të trurit – por kurrë nuk u tha votuesve – gjë të cilën e ka deklaruar për herë të parë të mërkurën, mjekja e saj.

Siç shkruan DailyMali, përcjell Telegrafi, të dhënat shëndetësore të kandidates demokrate u publikuan pjesërisht, pasi asaj i ka rënë të fikët gjatë një ceremonie në përkujtim të ngjarjeve të 11 Shtatorit.

Por në vend se t’u jepej fund spekulimeve, së fundmi janë zbuluar detaje tjera rreth shëndetit të saj, sipas të cilave thuhet se ajo ishte në gjendje aq të rëndë sa që u desh të “përfundonte” në kirurgji.

Kjo pasi që së fundmi u zbulua se në janar ajo kishte vuajtur nga sinusiti dhe një infeksioni në vesh, sa që u desh t’i jepej antibiotikë dhe steroide.

Po sipas DailyMail, gjendja është diagnostikuar në fillim të fushatës së saj elektorale – por votuesve u ishte thënë se nuk bëhej fjalë për diçka “të madhe”.

Gjendja është detajuar nga mjekja e saj, Dr Lisa Bardack, e cila më pas thotë se ajo ka vazhduar të vuaj nga dhimbjet e veshit.

Mjeku i saj, të cilit nuk i është thënë emri, i kishte vendosur një tub myrintgotom (tub në membranën timpanike për të larguar lëngun në vesh, në mënyrë që të zvogëlohet presioni) në veshin e saj. Kjo dukej se i kishte qetësuar gjendjen.

Megjithatë, nuk ishte përcaktuar se kjo ishte një procedurë kirurgjike. Kjo gjë u pasua në mars nga një skanim i trurit, ka zbuluar Dr. Bardack.

“Ky skanim tregoi se nuk kishte ndonjë anomali të trurit dhe se bëhej fjalë për një sinusit kronik të butë”, shkruan Dr Bardack.

“Simptomat u larguan dhe ajo vazhdoi pa simptoma për gjashtë muajt e ardhshëm”.

Këto “zbulime” u bën të ditura pesë ditë pasi ajo u diagnostikua me pneumoni bakteriale – një diagnozë e plotë e cila ishte zbuluar të mërkurën, po ashtu.