Protesta kundër murit: Vendosen pula e qurana me emrat e politikanëve para Qeverisë

20.12.2016 14:52:27

Iniciativa Qytetare për Veprim ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së qeverisë për të kundërshtuar ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës.

Përmes këtij aksioni ata ia kanë kujtuar Qeverisë edhe dështimet e tyre, të cilat i kanë renditur në një pllakat.

Ata kanë vendosur edhe një muri dhe dy qura, njërën me emrin e ministres për dialog Edita Tahirit dhe tjetra me emër të kryeministrit Isa Mustafes, ndërsa qurani sipas tyre është Agim Bahtiri.