Pse një cilësi kaq e dobtë e arsimit të ne sipas vlerësimit të PISA-s?

04.12.2019 11:42:35
Nga Adem Bytyçi
Sot publikova një opinion timin  për disa shkaqe të t’metave të arsimit të ne!
Të gjithë e dim se arsimi është e ardhmja e kombit tonë, e popullit tonë, e ardhmja e qytetarëve tanë, por as kush deri metani nuk ka ndërmarr as një inciativë apo veprim për të reformuar arsimin në atë mënyrë siq e kanë të gjitha shtetet e rajonit dhe të Europës!
Situatën e bënë edhe më tragjikomike fakti se askush nuk e pranon fajsin për një gjendje kaq dramatike në arsim, as ata të Ministrisë së arsimit, të cilët sot në RTV3, u orvatën të përgjithësojnë fajn, duke pohuar se të gjithë i kemi fajn, duke e “akuzuar”   edhe bujkun atje në arë ,një përpjekje kjo neveritëse e karakterit tepër absurd!
Tani, çështë e vërteta punëtorët e arsimi të ne i kanë të ardhurat aproximativisht të barabarta me kolegêt e tyre në rajon, mos edhe më të larta, ndërsa suksest në punë më të dobta!
Po t’i referohemi intelegjencës së nxënësve tanë , janë terësisht të krahasueshëm më nxënësit e atyre vendeve që kanë zënë vende të rëndësishme sa i përket cilësisë së dijës sipas vlerësimit të PISA‐s.
Objektët shkollore ku mësojnë nxënësit tanë kryesisht janë bashkëkohore , me ndonjë mungesë të mjetëve për konkretizimin e mësimit, për të cilën mungesë nuk janë fajtor as arsimtarët dhe as nxënësit, por kryesisht Ministria arsimit!
Sa i përket fajt dhe përgjësisë për cilësin kaq të dobtë në arsim më të pa fajshmit janë nxënësit!
Me të drejtë është aktualizuar një gjendje kaq e keqe në arsim!
Shumë kritikë, përpiqen ,se cili nga kendi i vet i gjykimit dhe vështrimit t’i evedintojë dhe indentifikojnë shkaqët që e kanë sjellë arsimin të ne në një gjendje kaq të mjerë sa i përket cilësisë krahasuar me vendet tjera.
Ka të atillë të cilët në mungesë përgjegjësie mundohen për të arsytuar një cilësi kaq të dobtë të dijës në shkollat tona!
Nuk ka dyshim se janë një konglomerat faktorësh të cilët e kanë katandisur cilësin e dijës në instucionêt tona të arsimit në një gjendje kaq të pa dëshirueshme.
Por sipas gjykimit tim dy janë faktorët Kardinal, pa eliminimin e të cilëve kurrë nuk do të kemi arsim cilësor dhe as kuadra të pregaditura profesionalisht ,për t’i radhitur nxënësit tanë në një nivel me bashkëmoshatarët  e tyre në shtetët e rajonit sa i përkët cilësisë së dijës, faktori i parë është ndërhyrja politike në institucionët arsimore dhe faktori i dytë është tolorimi i nepotizmit dhe korupsionit nga institucionët të cilat i pregadisin kuadrat arsimore, dhe në të shumtën rasteve nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur dijës së kuadrave ,të cilat i këthehen veprimtarisë edukativo arsimore…