PSG prezanton argjentinasin Leandro Paredes

29.01.2019 19:51:25

Paris Sant Germain zyrtarizon blerjen e Leandro Paredes. Argjentinasi vjen nga Zeniti i kampionatit rus dhe është prezantuar te kampionët e Francës me të cilët ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023.

Parizienët kanë shpenzuar plot 47 milionë euro për lojtarin luante te skuadra e Shën Petersburgut.

24-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Boca Junior, Chievos, Romës dhe Empolit. Prezantimi që zgjodhi PSG ishte i veçantë nëpërmjet një klipi ku bashkëkombësi i tij, Angel Di Maria, i uron mirëseardhjen.

Embedded video