Publicist e analist të ndryshëm trumbetojn për të tjerët, pa e nohur vetën e tyre!!!!, TV 21Emisioni CLICK.

29.12.2016 10:44:29

Nga Ajet Avdyliy

Një dukuri që është bërë rutinë, 3 herë një javë, me analiza, komente për të tjerët, por pa e njohur vetën e tyre, një çasje jo realiste e këtyre publicistëve e gazetarëve, më shtyri të shfletoj në literaturën psikologjike ku, spejgohet e trumbetohet gjërë e gjatë, mbi karakteristikat themelore të njohjes së vetëvetës.

Sot , më shumë se kurrë, ësthë e nevojshme që njeriu të njoh vetën, pasi që, duket që njeriu i sotem më shumë është i prirur të njohë të tjerët, të njoh kryesisht gjërat që janë jasht tijë, rrethin, shtetin, strukturën organizative të tyre, me një fjalë të gjitha, gjërat e një bote të tërë që është shumë komplekse-se sa njohjen e unit të vet, duke mbetur kështu, bëhet skllav në rrjetiën e merimangës së botës dinamike.

Në shkrimet e Sokratit, në temën „Njihe vetën tënde“, një porosi a këshillë që filozofi i`a sugjeron njeriut. Njohja e vetës, është një art që kërkon kohë dhe angazhim. Kuptohet; njeriu nuk mund të thotë për një kohë të shkurtër se unë kam arritur të njoh vetën . Ky është një mashtrim që njeriu nuk është qenie statike, por ësthë një qenie jo statike që do të thotë, ai dhe sjelljet e tijë mund të ndryshojn vazhdimisht. Andaj sipas Sokratit ne duhet të presim akoma që analistët e publicistët tanë të ndryshojn, me që kanë kohë, akoma janë të rinjë e mos të themi se janë axhami, e axhamillaku te ne Shqiptarët ësthë koxha i kushtueshëm.

Ndersa Erich Fromm thotë: njeru ka për detyrë ta njohë veten e ta kërkojn të vërteten. Tani publicistët tan, e analistat e mirënjohur, po kërkojn që të i njohin të tjerët e të trumbetojn për të bëmat e tyre, por, pa i spjeguar dhe pa i njohur në të parë, të bëmat e tyre. Andaj kjo dukuri e shëmtuar që e ka pallkos këtë TV me këtë emision, uroj e lutem që një ditë të mos i kthehet në bumerang.

Një psikolog tjeter Simund Freud, shkaku i madhë i sëmundjeve të shumta psikologjike, është mosnjohja e vetëvetës ose frika e njohjes së vetës, njohjes së emocioneve, impulseve, kujtimeve, aftësive e mundësive. Njohja e vetës, ka të bëjë me marrjen parasysh jo vetëm të anës më të mirë të vetëvetës, por edhe me anën e kufizimeve. E rëndësishme është që të dimë ta pranojmë vetën tërësisht, dhe jo të kërkojmë një performim të jashtëm apo të vendosim disa maska sipas rasteve, për të zbukuruar apo për të fshehur atë që është në realitet.

Një pjesë e analistëve, e publicistëve, që kështu indentifikohen në opinion, mendoj se duhet ta lexojn me kujdesë, këtë thënje e mendim të këtijë psikologu!!!, e të i drejtohen psikologut, se mos vallë e gjejnë vetën e tyre pikrisht këtu!!.

Njohja e vetës nuk funksionon duke u nisur vetëm nga mëndja, por kërkohet përfshirja totale e saj: mendja, shpirti, trupi. Kjo është një detyrë thelbësore e ekzistencës njerëzore. Gjë që fitohet duke u shfaqur për atë që ndjejmë e për atë që jemi, e jo për atë që kemi. Me çka do të thotë është e nevojshme të bëhet një vlerësim i drejtë i asaj, se kush jemi në të vërtetë. E kjo varet nga gjendja jonë e brendshme apo nga vlerësimi që ne i bëjmë vetës.

Sipas psikologëve, njeru ka në vete gjasht veti të ndryshmme: njeiu që jemi; njeriu që mendojmë të jemi; njeiu që të tjerët mendojnë se jemi; njeriu që duam të bëhemi dhe njeru që mendojmë se të tjerët duan të bëhemi. Mendoj se analistët e publicistët e ashtuquajtur, të perpiqen që të paktën ta gjejnë vetën e tyre se ku bëjnë pjesë, te cila veti e gjejnë vetën e tyre. Ne si shkikues e dim mirë se ku jeni, e ç`far jeni, por sipas këtyre psikologëve është më mirë me e njoft vetën tuaj, para se me ta thënë të tjerët.

Kurse nga studimimi i dy kërkuesëve amerikan Jospf Luft dhe Harry Ingham është arritur në një konkluzion dhe kanë nxjerrë një skemë që quhet skema e Joharit ku thuhet se: Uni i njeriut përbëhet prej katër Unee-ve si:

Uni i hapur ( i njohur për personin dhe të tjerët). Kjo fushë përfshin gjithçka që me vetëdije personi e vlerëson. Kjo është fusha e personalitetit në të cilën jjeriu shpalos vlerat e vëreta. Kush arrin të hapë mjaftueshëm këtë dritare të unit arrin të fitojë edhe besimin e të tjerëve, arrinë suksese dhe të tjerët e pranojnë.

Uni i verbër ( i njohur për të tjerët), Uni i verbër përfshin shumë dukuri që për personin nuk janë të njohura por që të tjerëve u bin në sy pa i vrejtur vetë personi ato. Pra ato gjëra që të tjerët i dinë për personin, por që vetë personi nuk arrin t`i dijë ose nuk dëshiron t`i dijë. „Nuk më intereson ç`far mendojn të tjerët për mua. Kjo është një frazë e njerëzëve që timonin e tyre e drejton Uni i verbër.

Uni i fshehur ( i njohur nga personi e i pa njohur nga të tjerët), sjcili e posedon k¨të fushë që dëshirat, sektetet, ndjenjat nuk ia beson askujt. Dëshirat, mendimet, ndjenjat nuk duhet t`i dijë askush e kështu personi mundohet t`i fshehë prapa një maske mbrojtëse të brendshme.

Uni i pavetëdijshëm ( i panjohur per vetë pesonin edhe për të tjerët), aty është mënyra e sjelljes të cilin individi vështirë ose nuk mund ta kontrollojë aspak. Janë nojhuritë e pashfrytëzuara, talenti, përvoja jetësore e kultivuar që nga fëmijëria, që më vonë bëhet edhe pasqyrë e vetive të personalitetit.

Ne dimë por do të dëshiroja të dijë!!!, se cilit UNI i perkasin, analistët e publicistët e emisionit CLICK, Vërtet më vie keqë që pjesa dërmuese e tyre i takojn Unit të verbër, por ka edhe të atillë që i takojn Unit të fshehur, por edhe pak nga ata i perkasin Unit të pavetëdijshëm. Por mos të harrojm se kemi pak nga ata, që nuk e gjejnë vetën te këto UNE, që vërtet na vie kqë që i fusim në këtë KOSH-KOSHiQ!!!!!!.

Do të u perkujtojm analistëve, jo të gjithëve, se njohja e vetvetes është shumë e rëndësishme, sepse ju ndihmon t`a perballoni jetën pa u tërhequr prej sajë, gjithashtu u ndihmon ta kuptojni tjetrin më lehtë dhe gjithashtu, u ndihmon të keni një vetëvlerësim më pozitiv dhe më real.