Punëtorët rrënojnë shtëpinë e gabuar, duke e varrosur për së gjalli një grua të moshuar

09.09.2016 23:37:04

Një grua 92-vjeçare, që mbetet e paemëruar, ka mbetur e vdekur në vend, pasi një ekip i punëtorëve e kanë rrënuar gabimisht shtëpinë e saj që ndodhet në Xuzhou të Kinës.

Ata ishin kontraktuar për të rrëzuar shtëpinë e vjetër të fqinjit të saj, por e kanë ngatërruar adresën.

Për fat të keq, e moshuara që e kishte thyer këmbën ishte në regjim shtrati, ndërsa për momenti me të nuk ishte askush.

Më t’i rënë sipër tavani dhe muret, gjyshja është varrosur për së gjalli. Pasi ka ndaluar gërmimi, ajo është nxjerrë nga rrënojat pa shenja jete.

Drejtuesi i ekskavatorit është arrestuar, ndërsa po bëhen hetime rreth grupit punues që e bënë këtë gabim të madh.

Punëtorët rrënojnë shtëpinë e gabuar duke e varrosur per se gjalli nje grua te moshuar foto 2

Punëtorët rrënojnë shtëpinë e gabuar duke e varrosur per se gjalli nje grua te moshuar foto 3

Punëtorët rrënojnë shtëpinë e gabuar duke e varrosur per se gjalli nje grua te moshuar foto 4