Qentë endacak sulmojnë një prishtinase, Shpend Ahmeti merret me demarkacionin

03.08.2016 19:23:57
Përderisa kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti po merret me demarkacionin, një prishtinase aktualisht është në Emergjencë nga që e kanë sulmuar qentë.
Blina Mirena është viktima e cila është jashtë rrezikut për jetë, por ka lëndime të rënda, shkruan lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës te rrethi i vjetër (te banesat e arabëve).

E lënduar është vetëm 27 vjeç dhe ishte duke shkuar në banesën e saj teksa është sulmuar nga qentë endacak.

Nuk është ky rasti i para që një qytetar i Prishtinës sulmohet nga qentë endacak, pasi që më herët ka pasur edhe raste të tjera të sulmeve të tilla