Qeveria e Kosovës autorizon Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi

03.10.2017 13:27:24

Qeveria i Kosovës, në mbledhjen e gjashtë të saj përmes një vendimi, ka autorizuar Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, të bëj vlerësimin e punës së Komisionit të mëparshëm për Shënjimin e Kufirit.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se ky komision këtë punë do ta kryej brenda një afati optimal dhe do ti paraqes të gjeturat e tij.

Haradinaj në fillim të mandatit të tij pati shkarkuar Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, të udhëhequr nga Murat Meha.