Qeveria siriane thotë se ka plan për rindërtimin e Aleppos

07.01.2017 21:34:05

Qeveria siriane ka miratuar një plan për rindërtimin e Aleppos.

Plani thuhet se përfshin rehabilitimin e infrastrukturës së transportit dhe industrisë, riparimin e shkollave dhe spitaleve, si dhe për krijimin e kushteve për jetë normale të qytetarëve.

Për shkak të sulmeve ajrore dhe luftimeve të formave tjera, pjesa lindore e qytetit është shkatërruar tërësisht.