Rafael Nadal kalon në çerekfinale

23.01.2017 15:29:23

Bartësi numër 9 në Botë Rafael Nadal kaloi në çerekfinale në “Australian Open” duke mposhtur Gael Monfils 3:1 ne sete 6:3, 6:3,4:6, 6:4.

Ndërkaq reketa e parë e tenisit bullgar të meshkujve Grigor Dimitrov mundi në Mellbërn Denis Istomin nga Uzbekistani me 2:6,7:6, 6:2, 6:1 dhe u klasifikua për çerekfinalet në kampionatin e Hapur në Australi.

Kundërshtari tjetër i Dimitrovit në turne do të jetë belgu David Gofen , i cili mundi austriakun Dominik Tijm me 5:7, 7:6, 6:2, 6:2./fokusi.org/