“Raportet SHBA-Rusi, më të tensionuarat që nga Lufta e Ftohtë”

14.05.2017 22:20:28
Kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson i ka vlerësuar raportet ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, duke mos besuar në një fillim të ri.

Sipas tij, raportet janë më të këqiat qysh nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991,

“Marrëdhëniet janë në nivelin më të ulët qysh nga Lufta e Ftohtë. Kjo nuk është e mirë për botën, dhe sigurisht as për popullin amerikan dhe sigurinë kombëtare”, ka thënë Tillerson.

Ai ka mohuar një fillim të ri të raporteve, apo një përmirësim të tyre.

“Ne duhet të shohim një perspektivë më të gjerë të raporteve me Rusinë”, përfundoi  Rex Tillerson.