Reagim: Albin, hyp qitu e kqyre Stamollin!

11.11.2017 09:40:00

Reagim ndaj deklaratave të Albin Kurtit, të bëra në një fjalim në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, më 5 nëntor.

Prap s`e mbajta fjalën. Sa shpejtë erdhi dita e shtunë. Të shtuneve dua të shkruaj edhe unë për gjithë javën çka kam pa e dëgjua. Menjëherë po dal në ”temë”.
Kur i ruaja delet, si qoban, shpesh e shihnim në livadhe një ”luftëtar partizan” të vitit 1941, siq thuhëj, penzionist nga katundi Bubël, jo larg katundit Turjakë e Damanek. Kur e pyesnin – ”Qysh e more penzinë”? Ai na thonte: -Tuj ik ”!
Tash e besoj se sa të rëndë e kanë punën politikanët tanë, kryetarët, kryeministrat e besa edhe kryeprokurorët dhe të tjerët, ”ajka”.

Dy dembelët

Dhe pa u vonua dua ta tregoj ”meselen” e dy dembelave të cilët ishin shtrirë me pushua, në pikë të ditës nën hijën e një dardhe.
Njëri nga dembelët e sheh një dardhë të pjekur që kishte mbetur dhe dhe po i thotë dembelit tjetër se don me hyp në pemë e me marrë dardhën ”e dugt”. Ky i thotë: – Qysh bre s`pa priton me fol ?. Dembeli që ish ma qeskin hyp në dardhë por kur bân me e rrok dardhën, ajo, k`putet dhe I bjen te kryt demelit tjetër që ishte shtrirë “gjan e gat´ dhe ja nis e pe han dardhën. Dembeli që ish në pemë i thotë: -Pse pe han dardhen teme ? A nuk t`erdh gjynah shka hjeka unë deri sa hypa n`dardhë ? E dembeli që ish nër dardhë dhe e hante dardhën i tha: – Po ty a s`pa t`vjen gjynah shka pa hjeki unë tuj e hanger a ?

Qysh u bë ”Aga”, ”Bajraktar” ?
”Mahmut pasha po rri n`krevet,
i thot Gjinollit mos ki dert,
t’i qon pasha ty nja 500 vet,
n’dash o me banen Prishtinen fet”
Janë vargjet e para të këngës së Salih Agë Pepiqit nga Astrazubi
Një libër ”historik” që ma fali një miku im se tash librat nuk blehen, ato dhurohen, lexova se si Salih Aga i Pepicëve të Astrazubit u bë Bajraktar. Zot, ruajna nga ”historianët”, biografët e monografët e sodit. Edhe përpara janë shkruajt ”monografi” nga autodidaktët e shahirat. Dikujt që iu ka vra ni mashkull i ka thënë këngëtarit ”qitma ni kâng se ta jap ni dy thas kallamoq, një buquk me grun ose pasul dhe këngëtari ia ka këndua këngën. Disa nga këto këngë ende janë ”të gjalla”

E vërteta e Pepiqëve të Astrazubit, (i njoh Hasan e Rrahim Metën … etj.) ka qenë se të parët e tyre e kanë marrë titullin “Aga”, pasi që i kanë zënë dy, dikush thotë tre burra të Padrimje në pabesi. Ata, flitët se ishin komitë, ishin shkua te gruaja e Pashës në Prizren, kur Pasha nuk ishte aty dhe në thes i kishin shti dy maqorra e i kishin rreh tan` rrugës. Kur hyjnë në shtëpinë e pashait, gruas së pashës ia shtinë maqorrat në dimi e ata e bajnë krejt gjak tuj e grith hanmin e Pashës. Atherë Pasha e qet fjalën: – Kush mi gjân k`ta njerëz, kanë me pas sa unë që kam hyqymet. Kanë me qit kund dojnë në kanop e kanë me fal pi kanopin kund të dojnë ata dhe kanë me pas edhe burgin n`shpi të vetë. ….
Këtë pushtet e kanë pasur Pepiqët e Astrazubiy, deri vonë sa a kânë hyqmi i turkit, thonin pleqt. Më vonë, në kryengritjen e Prishtinës, vitet 1008-1912,kur prishtinasit qohën në kryengritje, për më shumë të drejta nacionale, Pasha i Prishtinës i lyp ndihmë Pashës së Prizrenit e ky ia qon ni taborr me 500 ushtarë nga Bajrakin e Astrazubit, në krye me Salih Agë Pepiqin për mi shtyp demostruesit. Salihi vritet në Prishtinë ndërsa Pasha i Prizrenit mërzitet shumë dhe thotë, kënga popullore
“Mahmut pasha po rri n`krevet,
rreh shuplak e po ban medet,
me Kurt Agen tybe s`muj mu pjek,
ja kam marr Salihin në bese”., vargjet e fundit.
Është një këngë reakcionare, sepse Salih Aga e ndihmon ushtrinë turke me i shtyp protestuesit prishtinas.

Prite lesh !
Ramushin s`ka kush e nal.

E ka marrë me hygjym. Nuk don me lâne ilake pa e shti në punë në ministri. Dardanin, djalin e Dacit e Dedën. Dardan Gashi, dallaveriu e sekseri I Ramushit , Daci, ”udhëheqësi” i “lidhjës demokratike të dardanëve” i cili si kryetar I kuvendit të Kosovës, nga LDK-ja, shkonte kah shpia e Sali Çekajt e luftëtarëve dhe e heronjëv të tjerë dukagjinas e nuk ndalej, së pakut me i nderua ata ose familjet e tyre me një tufë me lule por shkonte në Gllogjan te Ramushi e hante desh të pjekur.
Ani de shka ka të keqe kjo? Erifit i hahet mishi.
Po Gjergj Dedajn pse e mori Ramushi? Ndoshta me e plotësua kuotën fetare ?
-Po, tash mu kujtua. Gjergj, i ngrati ka hjek shumë nga Hashimi e tash, E ka pagua me shpinë Hashimi e ka lânë amanet që çdo qeveri që vjen pas tij, nga ”partitë e dala nga lufta”, Gjergjit duhët me ja bâ ni vend, së pakut si zëvendës ministër. ……

Zëvendësministrat e Ramushit i thyejnë dyert

Qeveria Haradinaj do të mbahët në mend se më shumë se çdo qeveri tjetër, e mbushi ndërtesën e ish Bankës së Kosovës me “ilake” nga Gjakova, Dushkaja e Dukagjini më shumë se edhe Hashimi që kishte “punësua” dalleveregji, dilingji e depsuza nga Drenica, krejt ”demokratë”.
Dikund lexova se zëvendës ministrat s`po kanë ku me u ulur prandaj, cili pa qohet ma herët e po shkon në punë, pe then derën. Po ja nrron bravëne derës e pi ja ngjet drynin e vetë e çelësat në gjep. Kur të vjen tjetri, ditën tjetër, njëjtë si i pari vepron.
Kështu së pakut thuhët për Gani Kocin e pdk-së dhe Xhavit Zariqin e aak-së, edhe këta zëvendës ministra.
Kush është drita e partisë ?

“Drita” e partisë, kush është ?

E Albin Kurti paska thënë: “Astrit Dehari është drita që ia tregon rrugën Partisë” (GAZETAEXPRESSE diel, 05 Nentor 2017 16:38) “Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera që deri më 5 shkurt të vitit të ardhshëm ta lejojnë një hetim të pavarur ndërkombëtar për Astrit Deharin, duke shkarkuar zyrtarët që ishin përgjegjës e të cilët do ta pengonin një hetimin siç janë Dhurata Hoxha, Shpend Maxhuni, Nexhmi Krasniqi, Fatos Makolli, Sylë Hoxha, Metush Biraj dhe Abdurrahim Islami” shkruante Expressi. Për më shumë lexo më shumë në:
http://www.gazetaexpress.com/…/albin-kurti-astrit-dehari-e…/
Asgjë të ligë, çdo gjë me ligj do të thoshte autori i “Lumit të vdekur” (J. X.) O Albin Kurti, as Lenini e Stanini, Tito e Todor , živkov e Enver Hoxha politikë më poshtëruese se ti e disa nga antarët e kryesisë së pdk-së e nismës, jashtëqitje të partive komuniste, tipike bolshevike, për kohën që po jetojmë nuk ka.

Astrit Dehari e Xhemail Mustafa ?

“Aak-në” e Ramushit po e lëmë anash se kjo “parti” është e pa kurriz, e pa skelet, pa gjakë e pa mish. Aak-ja është “parti e zhgunave”, partia e apangave dhe … e haraqit. E ju jeni si ushujza ”parti të majta” ? Thoni më mire, parti komuniste e bolshevike. Po qysh more Albin derrëziu nuk e ngrite zërin kurrë për vrasjen tinëzare kundër Xhemajl Mustafën e … Bekim Kastratin, Smajl Hajdarin, ish kryetarët e komunave, Ismet Racin e Ukë Bytyqin, plagosjen e Fetah Raudit e kërcnimet që po ndodhin çdo ditë kundër gazetarëve e të tjerëve për mbrojtjen e fjalës së lire, të familjës e të pronës por vetëm për Dehari n po bëni zhurmë për asgjë?
Albin, i adhuruari yt Demaçi, ju ka thënë: “Ju jeni axhami, parti e rrugëve-rrugaq. Ti dhe partia e jote jeni fajtore për vrasjen e disa aktivistëve, nga policët rumun. Ju jeni fajtorë që i keni sulmua policët tanë dhe e keni dëmtua pronën private e ate shoqërore duke I djegur kerret e sjellje tjera vandale. Nga ju, njerëzit e ndershëm nuk kanë guxua me dalur me gra as në rrugë? Këto nuk i kanë bërë as malazezët kur kanë lidhur ”besën” në kohëne Ali Pashë Gucisë me shqiptarë, gratë që shkojnë në gjini, mos me i nguc ? Kush e sulmoi gruan e ish deputetit dhe ministrit të pdk-së ,Stavileci, kush e sulmoi Milazim Krasniqinin në fakultet ? Kush ia kalli kerrin e Memlit, ish ministër I pdk-së, kush e sulmoi Isa Mustafën etj. Dhe pse kurrë nuk e ngritët zërin, në mbrojtje të Univerzitetit të Prishtinës, rektorit Zejnullahu ? -Jo, se aty keni edhe shumë shikistë.
Do të “faleshin” të gjithat gabimet sikur veç njëherë ti kishe kritikua lahperat e lpk-së e të tjerëve por jo. Atyre ti iu ke shërbye dhe për ketë tash ata të rrehin si pyka lisin e paguhësh bukur majmë.

Pse nuk po e gjuani Ramushin ?

Pse nuk po e gjuani Ramushin ? Bëhuni ”burra” e gjuani, ashtu qysh keni gjuajt me ve të prishura e duke i sulmua edhe nëpër manifestime me ngjyrë të kuqe, duke iu hy edhe nëpër sallat e mësimit, në rektorat e në rrugë. Për të gjithë, liderët, partive e shoqatave të dala nga “lufta”: Qysh nuk iu vjen turp, kur kryetari “i shtetit” të Kosovës, pa fjalën Republikë e Kushtetutë, pranon të ”betohen” kryetarët e prokurorët serë të Veriut dhe … kur kryetaru Hashim dekoron kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, një ish minister i punëve të brendshme, një gjelat ?
Albin, mos manipulo me familjarët e Deharit ! Nëse je “I drejtë”, ngrite zërin e denonco edhe për vrasjet tinzare të burrave shumë më burra se e atdhetarrë se ti e Adem Demaçi, Hasim Thaqi, Jakup Krasniqi, Selimat (njërin e ke aty) … et. Listat me emra sigurisht edhe nëse nuk janë hartua në zyrën tënde kur ti i shërbeje Adem Demaçit, si përfaqësues i përgjithshëm i uçk-së, midis Prishtinës e në kohë ”lufte”, ju i keni ditur .Në të vërtetë, cilës ”ushtri” ?

Pop Ćira e pop Spira

Për fund, sot zgjodha Pop Ćirën dhe pop Spirë (“Pop Ćira i pop Spira” Stevan Sremac).
Për ata që e kanë harrua ose nuk kanë dëgjua e lexua dua ta tregoj se si rrihën, si prrallë, dy popa serbë.Njëri ia then dhëmbët popit tjetër e ky i merr dhëmbët e thyer dhe i ruan për me u ankua te biskopi, me dëshmi. Por popi tjetër kish qenë kopil, ia ndërron dhëmbët dhe në vend të tyre, ia len dhëmbit e qenit. Kur ky shkon me u ankua te biskopi, ndër të tjera i thotë: ”Mi ka thyer dhëmbët dhe i nxjerr e ia tregon dhëmbët e qenit …. ”.
Gramoz Ruçin me “Urdhrin e Lirisë”, na turpërove o Hashim zeza
A ka mbetur edhe ndonjë dilingji tjetër pa u dekorua nga Hashimi ? Ajo që më preku më së shumti, se më habit, jo ishte dekorata e Hashimit për Ruçin, ”Thaçi dekoron Gramoz Ruçin me “Urdhrin e Lirisë” . Gramoz Ruçi, si ministër i Ramiz Alisë, më 1991 kishte dhënë urdhër që të vritën protestuesit paqësor në Tiranë e në Shkodër.
Në vitët 1974-1979 kur mblidhja fjalë të urta e këngë të ndryshme dëgjova domethënien e shprehjes ”Hyp qitu e kqyre Stamollin”, të cilën ma shkoqit deri në fund, Mulla Shaqa i Maralisë, njeri shumë i hollë.
Qenka një vend i lartë ku mund të shihet Stambolli prandaj thuhej: Hyp qitu e kqyr Stamollin !
… dhe një këngë, të cilën i kam mbajt mend vetëm disa vargje pasi që materjalet e mbledhura mu kanë konfiskua, mu kanë kalbë, humbur e djegur, ato që kanë mbetur, më 1999. Kënga përshkruante luftën e Rahovecit me katundin Astrazub. Shkaku ishte: nuk mundeshin me e nda tokën, malet e kullosat , me e qit ”hudutin” …U nis lufta mi Vatiq, Rahaveci thej me ik” dhe ” … u vran` nizet e tetë, e dy langoj bajnë tridhetë”. Qeveria e Ramushit e kaloi numrin 50-të të zv. ministrave ndërsa me ndihmës, ”këshilltarë” e shoferë, ka më shumë se disa qindra.

Mashalla, mashalla.

Sinan Kastrati, Suedi
E shtunë, 11 nëntor 2017, Malmö