Reagim i ashpër i Fadil Kajtazit ndaj gjykatës për vendimin në favor të Kishës Ortodokse Serbe

14.11.2017 09:16:15

Vendimin e Gjykatës në favor të Kishës Ortodokse Serbe lidhur me kishën në kampusin universitar në Peishtinë,, Fadil Kantazi e quan teadhti dhe e krahason me votiimin e ndryshimeve kushtetuese të 23 marsit 1989, me të cilat iu hoq Kosovës statusi i autonomisë në kuadër të Jugosllavisë së atëhershme.

Në një postim në facebook, z. Kajrazi pasi rikujton se Kisha Ortodokse Serbe është vegël e politikës serbe dhe tregon përfshirjen e saj në prodhimin e shovenizmit serb kundër shqiptarëve, rhekson se edhe sot kjo Kishë vazhdon të jetë armiqësore ndaj ahqiptarëve.

Z. Kajtazi, rikujton famtin se Kisha Ortodokse Serbe ka qenë e përfshirë më 1886 në dërgimin 29 priftërinjve rusë dhe 16 priftërinjve serbë si hoxhallarë në xhamitë e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Fadil Kajtazit në facebook:

Njera prej veglave kryesore e politikes serbe ne ekspanzionin e saj kunder shqiptarve historikish ka qene Kisha Ortodokse Serbe. Perfshirja e Kishes Ortodokse Serbe si vegel e sherbimit sekret serb, rrenjet i ka qysh ne vitin 1886, kur ajo organizon futjen e 29 prifterive rus dhe 16 serb per te sherbyer si hoxhollar ne xhamite e Kosoves. Qe ateher Kisha Ortodokse Serbe eshte marrur me veprime subversive kunder shqiptarve, ku kulmi ka arritur gjate kohes se Millosheviqit, kur kjo kishe ishte inspiruese ne kriminalizimin e “shpirtit” serb per te kryer masakra te llahtarshme kuder shqiptarve. Dhe kjo kishe eshte armikja kryesoer e shqiptarve, sepse ende vazhdon te kete qendrim armiqesor kunder shqiptarve dhe prodhon shovenizem kunder tyre. Dhurimi i tokes kesaj kish nga gjykata e Kosoves ne kampusin e universitetit “Hasan Prishtina” eshte veper e shemtuar, eshte e barabart me votimin e kushtetutes se Kosoves nga disa delegat me 23 mars 1989. Tradhetia nuk ka brire…