Rikthehet miqësia e vjetër… Shpend Ahmeti e takon Haradinajn dy herë brenda 24 orësh

21.12.2017 20:47:48

Brenda dy ditësh, Shpend Ahmeti kryetari i Prishtinës është takuar dy herë me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ahmeti mbrëmë ka qenë i vetme nga Vetëvendosje që ka qenë i pranishëm në ndejën e fundvitit të organizuar nga Haradinaj në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Mbrëmë…

Ndërkaq sot, Ahmeti është takuar sy me sy me Haradinajn në zyrën e këtij të fundit.

Sipas njoftimit të Haradinajt, ata kanë biseduar dhe janë dakorduar që të thellojë bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Po ashtu temë e takimit ka qenë edhe statusi ligjor i Pallatit të Rinisë, Unaza e Prishtinës si dhe koogjenerimin e Termokosit.

Sot…

Haradinaj dhe Ahmeti edhe më herët kanë qenë të afërt, në kohën e opozitës së bashkuar. Mirëpo, pasi i ndanë rrugët politikisht, disi sikur marrëdhëniet e tyre u ftohën.

Ndërkaq tash, duket se gjithçka tashmë është hedhur pas krahëve dhe që të dy po e vazhdojnë aty ku e kishin lënë.

sheee

Është interesat edhe fakti se Ahmeti ka arritur koalicion për të qeverisur me Prishtinën me partinë e Haradinaj, gjë që ishte kundërshtuar fuqishëm nga krahu i Albin Kurtit në Vetëvendosje. /Lajmi.net/