Rinovimi i Hysajt, shikoni si ka reaguar De Laurentiis (FOTO)

05.10.2016 21:48:24

Elseid Hysaj ka rinovuarkontratën me ekipin e Napolit. Lajmin e ka bërë të ditur Aurelio de Laurentis, i cili ka pohuar në “Twitter” që mbrojtësi kuqezi ka vendosur të vijojë bashkëpunimin me italianët.

Kujtojmë që mbrojtësi shkodran ka rinovuar deri në vitin 2021, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Hysaj ishte një ndër lojtarët më të kërkuar në merkaton verore, por tashmë ai do të jetë pjesë eNapolit edhe për pesë sezone të tjera.