Rrëshqitjet nga shirat, 8 familje në Gjirokastër me shkëmbin “mbi kokë”

07.03.2018 23:22:47

Tetë familje në fshatin Tërbuq të Gjirokastrës janë të rrezikuara nga një shkëmb që rrezikon të shembet.

Rrëshqitjet e dherave në këtë fshat kanë bërë që shkëmbi të jetë në prag të rënies dhe të vërë në rrezik familjet që banojnë shumë pranë tij.

Shkëmbi që rrezikon të shembet ndodhet vetëm 100 m larg banesës më të afërt.