Rrufeja i shkatërron shtëpinë, por e moshuara shpëton për disa centimetra

21.07.2016 12:13:14

Kjo e moshuar mund ta konsiderojë veten mjaft me fat.

73-vjeçarja Lily Miller ishte duke fjetur kur një rrufe qëlloi shtëpinë e saj duke e shkatërruar.

Në foto mund të shihet qartë tavani i çarë dhe shumë orendi të shkatërruara.

Por britanikja shpëtoi pasi rrufeja goditi disa cm larg shtratit të saj.

Tronditja për të ishte shumë e madhe dhe u zgjua e llahtarisur, por të paktën shpëtoi.