“Rrugica e vjeter dhe malli i pashuar…”!!!

01.08.2020 13:13:56
Nga Pirro Minella
…..Erdhi me mall ne qytetin ku kaloi ate rinine e pare, te bukur. I ra me nge tere rrugicave te kohes se tij, qe i kujtonin aq mall e nostalgji, ato kujtimet kur rrugicat mbusheshin me zerat e ngrohte te njerezve te dashur. Cdo moment pershendeste sa majtas djathtas. Nje buzeqeshje, nje mendim, nje keshille dhe nje puthje me nxitim. Kembet e cuan ne fund dhe ne rrugicen e tij te vjeter. E cuditshme edhe rrugica ishte thinjur si ai me barren e rende te kujtimeve. Rastesisht perballe u takua me ate miken e pare. E bukur, si atehere me ato floket leshuar dhe lozte era ate mengjes sie e marre me floket e saj. Te dy ndaluan hapat. Ajo e pershendeti me zerin qe ju drodh si atehere qe pershendeteshin cdo mengjes, ose edhe gjate dites. Atij ju lendua ajo plage e vjeter qe kishte zene kore aty thelle ne zemren e vet. Ajo teper e bukur, ai i thinjur jo vetem nga mosha, por e kishte plakur malli per te, ishte vjetersuar shume. Ngriu me shume se nje statuje nga ai ze aq i ngrohte, qe i erdhi. E pa ne sy sa vite kishin kaluar, sa mall dhe syte ju mbushen me lot. E kuptoi sa plage e pasheruar qe ishte per te. Sa gjalle jetonte ne shpirtin e tij. Ashtu ishte akoma e fresket ne cdo kujtim te tij, qe e lidhte me kete rrugice dhe me ate perballe tij sot. Vetem pese minuta bisedim, vetem kaq mjaftuan. Nuk mund te rrinte me shume me te,. I dha doren mblodhi forcat mos ta linin dhe nxitoi hapat per tu larguar. Duke ikur me nxitim fshiu me kurrizin e dores lotet qe nuk donin te mbaroheshin, por donin te lagnin cdo cep te rrugices se tyre te vjeter. “Ndoshta akoma e dashuroj- klithi me tere forcen e brendeshme te shpirtit- apo mbase eshte thjesht nje plage e pasheruar nga kohrat qe kam kaluar”….. …..Ishte i bindur se nuk do ta shikonte me, se nuk do te kalonte me ne ate rrugicen e vjeter te kujtimeve por edhe te trishtimeve te tij, por e dinte perseri se do te jetonte me mallin e atyre viteve. Mos valle akoma e dashuroj ate?…