Sadri Ferati: LDK më parë rri në opozitë, se që bashkëpunon prapë me PDK-në

11.05.2017 23:34:16

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë se kjo parti nuk do të bashkëqeverisë me Partinë Demokratike të Kosovës në mandatin e ardhshëm.

Ai ka thënë se LDK-ja do të pranojë të qëndrojë edhe në opozitë, nëse nuk del e para në zgjedhjet e ardhshme, por jo të bashkëpunojë më me PDK-në.

“Nëse dalim të parët në zgjedhje nuk do të kemi ofertë për PDK-në, por edhe nëse PDK-ja na jep ofertë, LDK-ja nuk do ta pranojë”, ka thënë Ferati.

Ai ka treguar se rrëzimi i Qeverisë nga PDK-ja nuk ka pasur të bëjë me qeverisjen në vend.

Sipas tij, PDK-ja e ka përkrahur mocionin vetëm pse i kanë konvenuar zgjedhjet në muajin qershor.

Deputeti i LDK-së në këtë legjislaturë ka thënë se PDK-ja nuk ka treguar në mënyrë të qartë se do ta mbështesë mocionin, por ka lënë të nënkuptohet se do të veprojë ashtu.