Samsung sërish në telashe, Note 7 i “zëvendësuar” merr flakë në aeroplan

10.10.2016 17:40:37

Pas 2 milionë kopjeve të tërhequra nga tregu në shtator të këtij viti, telefonat Samsung Note 7 duket se kanë ende probleme.

Aeroplani 994 i Southwest Arlines u evakuua para fluturimit më 5 tetor, pasi një person kishte vënë re të dilte tym nga një pajisje elektronike që ka rezultuar të jetë një Galaxy Note 7.

Pronari i smartphone Brian Green, ka thënë se telefoni i tij ishte zëvendësuar me një të ri, pasi i pari kishte probleme me baterinë.

Nëse edhe telefonat e “gjeneratës së dytë” do të rezultojnë me probleme, kjo do të ishte një katastrofë ekonomike për kompaninë Samsung.