Serbia paraqitet si shtet solidar në mediat ndërkombëtare pas dërgimit të testeve në Kosovë

18.04.2020 18:14:35

1 mijë testet që erdhen nga Serbia në Kosovë, në formë donacioni e kanë paraqitur Serbinë, si “shtet human” në mediat ndërkombëtare.

Agjencia prestigjoze e lajmeve “Reuters”, shkruan se Serbia këto teste Kosovës ia dha në formë solidariteti e përkundër problemeve tregtare që kanë këto dy shtete, transmeton lajmi.net.

“Serbia ia ka dhuruar Kosovës 1000 teste për koronavirus të premten në shenjë solidariteti, përkundër fërkimeve tregtare, historisë së dhunshme të kohëve të fundit dhe dështimit të Kosovës për të siguruar njohje nga Serbia si një vend i pavarur”, thuhet në raportimin e “Reuters”.

Për të njëjtin veprim ka raportuar edhe gazeta prestigjioze amerikane Neë York Times, e cila shkruan se bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi Kosova ka vendosur taksë prej 100 për-qind ndaj mallrave të prodhuara në Serbi.