Seria A, Napoli “fshin” Interin

03.12.2016 00:11:49

Napoli rikthehet te fitorja në kurriz të Inter që nuk shikon dritë në fund të tunelit. Një 3-0 ne ndeshjen qe celte javen e 15 që shkatërron ëndrrat e zikaltërve, pasiAjo cka bënë mirë ndaj Fiorentinës u rrënua brenda pak minutash në San Paolo. Napolit ku Hysaj e niste si titullar pavarësisht raportimeve se do qëndronte pushim këtë ndeshje, ju deshën më pak se dy minuta për të kaluar në avantazh, me Zielinskin që nga brenda zonës mposhti Handanovic.

Inter në disavantazh brenda dy minutash me skuadrën e Piolit që nuk arriti të marrë veten nga shokimi dhe pësoi edhe të dytin në minutën e 5, me Hamsik që befasoi mbrojtjen e Piolit për të dyfishuar rezultatin.

Dy gola brenda pesë minutash, më keq se kaq nuk bëhet dhe Interi tentoi të reagojë, në të 21 mbrojtja e Napolit gaboi por ishte Reina që shpëtoi portën duke bllokuar tentaativën e Ikardit. Edhe në pjesën e dytë Inter e nisi duke u përjekur të rihapë ndeshjen, me të djathtën e Perisic që nuk gjeti dot portën në të 48, por pikërisht në momentin më të mirë të Interit, Napoli e ndëshkoi sërish. me Insignen që gjeti rrjetën në minutën e 51.

3-0 dhe asgjë për të bërë për Interin, në minutën e 61 përfundoi ndeshja e Hysajt që i la vendin Maggios mes duartrokitjeve, ndërsa momenti negativ i Interit fotografohet dhe në minutën e 90, kur Perisic është i vetëm para portës por nuk arrin të shënojë dot një gol të sigurt.