SHBA, ish-presidenti Obama mbështet protestat kundër armëve

24.03.2018 23:34:13

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka përgëzuar në Twitter qindra mijë të rinj amerikanë, të cilët kanë dalë në protesta në të gjitha shtetet amerikane kundër lobit të armëve dhe për forcimin e legjislacionit për kontrollin e tyre.

“Michelle dhe unë jemi të frymëzuar nga të gjithë të rinjtë që bënë marshimin e sotëm të mundshëm. Po bëni përparim, asgjë nuk mund të pengojë miliona zëra që bëjnë thirrje për ndryshime”, shkruan Obama për pjesëmarrësit në “Marshimi për jetën tona”, zhvilluar në Uashington dhe në 800 qytete të tjera.