SHBA-të hedhin hap të ri për procesin e ekstradimit të Gülenit

06.08.2016 14:30:37

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur një hap të ri për ekstradimin në Turqi të kreut të Organizatës Terroriste Feteullahçi (FETÖ), Fetullah Gülen. Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka vendosur që javën e ardhshme në Turqi të dërgojë një delegacion për bisedime në lidhje me këtë çështje, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas tentativës për puç të FETÖ-s më 15 korrik qeveria bëri kërkesë SHBA-së për “Arrestimin dhe ekstradimin e menjëhershëm” të kreut të organizatës Fetullah Gülen.

Ndërsa javën e kaluar në kuadër të punimeve të kryera nën drejtimin e ministrit turk të Drejtësisë Bekir Bozdağ, Drejtoria e Përgjithshme e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë i dërgon një shkresë të dytë SHBA-ve me qëllim arrestimin e Gülen.

Pas këtyre zhvillimeve Departamenti Amerikan i Drejtësisë i dërgon një letër Ministrisë Turke të Drejtësisë në lidhje me ekstradimin e Fetullah Gülen.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë në letër për bisedimet në lidhje me këtë çështje propozoi ardhjen në SHBA të një delegacioni nga Ministria Turke e Drejtësisë ose dërgimin e një delegacioni nga Departamenti Amerikan të Drejtësisë në Turqi.

Pas kësaj zyrtarët e ministrisë me udhëzim të ministrit turk të Drejtësisë Bekir Bozdağ vlerësuan çështjen.

– Delegacioni amerikan do të mbërrijë në Turqi

Në letër-përgjigjen e dërguar SHBA-ve nga Ministria Turke e Drejtësisë fillimisht u propozua ardhja e një delegacioni nga Amerika dhe më pas dërgimi i një delegacioni nga Turqia në SHBA.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë pasi pranoi propozimin e Turqisë njoftoi se javën e ardhshme do të dërgoi një delegacion në Turqi.

Pas bisedimeve që delegacioni amerikan do të kryejë në lidhje me tentativën për grusht shteti në Turqi mësohet se më pas një delegacion nga Ministria e Jashtme e Turqisë do të niset për në SHBA për të diskutuar për ekstradimin e Gülenit.